19:32 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Katastrofë për Liverpoolin, futbollisti humb të gjithë sezonin (Foto)

Liverpooli është afër të zyrtarizoj Alisson Becker në radhët e veta, pasi në parim është arritur marrëveshja.

Megjithatë, Jurgen Klopp nuk do t’i gëzohet shumë këtij lajmi, shkruan indeksonline.

Trajneri gjerman ka zbuluar se mesfushori i Liverpulit Alex Oxlade-Chamberlain do të mungojë gjatë gjithë sezonit 2018/19.

Reds nuk hezitonin të vendosnin një afat kohor për rikthimin e tij të mundshëm, kur ai pësoi një dëmtim në fund të sezonit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Romës në Anfield.

Megjithatë, tani është shfaqur se Oxlade-Chamberlain do të anashkalohet për rreth një vit në total dhe nuk ka gjasa të luajë ndonjë rol në sezonin e ardhshëm.

24-vjeçari nuk ka pasur ndonjë pengesë gjatë operacionit që ai iu nënshtrua.

“Ndjehet sikur tani është një kohë e përshtatshme për t’u treguar njerëzve se për Ox këtë sezon të ardhshëm do të jetë rreth fokusimit në rimëkëmbjen dhe rehabilitimin”, tha Klopp për Liverpoolfc.com.

“Por e vërteta e çështjes është se ne jemi duke përgatitur këtë sezon duke e ditur se ai nuk do të jetë me ne në fushë për ndeshjet e gjithë sezonit. Nëse e shohim atë përsëri këtë sezon do të jetë një bonus “, ka shtuar trajneri gjerman. /IndeksOnline/