09:58 / E Diele, 04 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Champions League/ Inzaghi: Jemi gati të vuajmë kundër Man City

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, thotë se fokusi dhe disiplina do të jenë kyçe përballë Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve.

 “Sot City luajti kundër United, i cili është një ekip i shkëlqyer. Ne jemi gati të vuajmë së bashku dhe të luajmë mirë futboll, sepse duhet t’i heqim posedimin. Duhet të sulmojmë me ekuilibër’’.

Tutje, ai bëri të ditur se do të përgatitën dhe mezi po presin ndeshjen.

“Ne do të përgatitemi për të këtë javë. Shpresojmë t’i kemi të gjithë në formë dhe të disponueshëm. Ka shpresë. E shtuna do të jetë një ndeshje masive që të gjithë mezi presim.  Nesër do të kemi një ditë pushimi dhe më pas do të jetë një javë intensive. Do të jetë ndeshja jonë e 57-të këtë sezon dhe duke parë 56-at që kemi luajtur tashmë, e meritojmë këtë. Ne jemi rritur gjithashtu falë disa humbjeve”, tha Inzaghi. /IndeksOnline/