Champions League: KB Prishtina mëson kundërshtarin (Foto)
Skuadra basketbollistike kosovare, Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarin për Champions League.
Prishtina do të luaj ndaj Donar Groningen, ekip ky nga Holanda, shkruan IndeksOnline.
Ndeshjet e para priten të zhvillohen më 20 shtator, kurse ato të kthimit me 22 shtator…
Në rast se Prishtina kalon raundin e parë, do të takohet me fituesin e ndeshjes, Fribourg – Avtodor Saratov.
Nëse e kalon edhe raundin e dytë, klubi kosovar në raundin e tretë do të takohet me kampionin e Turqisë, Sakarya Buyuksehir./IndeksOnline/