09:48 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / C E

Champions League – Sot shorti i fazës së grupeve, ja ndarja e skuadrave sipas vazove

Ka kaluar pak më shumë se një muaj nga finalet e Ligës së Kampionëve 2019-2020, të cilën Bayern Munich e fitoi kundër PSG.

Edicioni i ri, megjithatë, është tashmë gati për të filluar seriozisht.

Sot, duke nisur nga ora 17:00, do të hidhet shorti i fazës së grupeve, shkruan Indeksonline.

Vazo e parë do të përbëhet me skuadrat e forta që kanë bërë ligjin vitet e fundit.

Vazo e dytë këtë herë premton të jetë një nga më të mirat ndonjëherë, me klube të mëdha si Barcelona ose Manchester City, deri te Manchester United, Atlético Madrid, Chelsea, Dortmund ose Ajax, skuadra që janë në gjendje të luajnë me të gjithë. Rreziqe, të cilave skuadrat italiane duhet t’u kushtojnë vëmendje.

Ja ndarja e skuadrave sipas vazove, para shortit të sotëm:

VAZO 1: Bayern Munich (GER), Sevilla (SPA), Real Madrid (SPA), Liverpool (ENG), Juventus (ITA), Paris Saint-Germain (FRA), Zenit (RUS), Porto (POR)

VAZO 2: Barcelona (SPA), Atlético Madrid (SPA), Manchester City (ENG), Manchester United (ENG), Shakhtar Donetsk (UKR), Borussia Dortmund (GER), Chelsea (ENG), Ajax (HOL)

VAZO 3: Dinamo Kiev (UKR), RB Leipzig (GER), Inter (ITA), Olympiacos (GRE), Lazio (ITA), Atalanta (ITA), Salzburg (AUT), Krasnodar (RUS).

VAZO 4: Club Brugge (BEL), Borussia Mönchengladbach (GER), Basaksehir (TUR), Rennes (FRA), Ferencváros (UNG), Lokomotiv Moscow (RUS), Marseille (FRA), Midtjylland (DAN).