13:19 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Chelsea dhe Arsenal u larguan nga Enrique për shkak të arrogancës së tij

Publikimi i gazetës së Madridit, MARCA, pohon se Chelsea dhe Arsenal kanë hequr dorë për një nënshkrim të mundshëm me Luis Enriquen, sepse trajneri ka qenë tepër kërkues dhe arrogant gjatë negociatave.

MARCA shkruan se bisedat me trajnerin nuk kishin një fund të lumtur. Marina Granoskia është personi i besueshëm i Roman Abramovich dhe i ngarkuari për t’i dhënë formë të gjitha gjërave të klubit anglez, sidomos atyre sportive. Në fillim, në muajin janar dhe shkurt, takimet u dukën sikur mund të përfundonin me një lloj marrëveshje, por personaliteti i Enriques prishi cdo gjë.

Udhëheqësit e Chelsat flasin për “arrogancën” kur ata përmendin Luis Enriquen dhe negociatat të cilat përfunduan pak pas fillimit. “Nuk ishte asnjë ndjenjë të mirë në asnjë kohë” deklaruan nga klubi blu.

Sa i përket Arsenalit, gazeta shpejgon se “e vërteta është se historia është përsëritur disa muaj më vonë me Arsenalin. Ai ishte njeriu i zgjedhur, por si me Chelsean, toni i negociatave ka ngadalësuar interesin e klubit të Londrës. Atyre thjesht nuk ju pëlqenin kërkesat sportive dhe qëndrimi i Enriques” . /IndeksOnline/

Temat: