16:07 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Dy trajnerë të mëdhenj, në “luftë” për rolin e trajnerit në Arsenal (Foto)

Skuadra e Arsenalit në fund të këtij sezoni do të mbetët pa trajner.

Krejt kjo pasi Arsene Wenger do të largohet nga “Emirates” pas 22 vjetësh, transmeton IndeksOnline.

Wenger përfundimisht do t’i lë “Topçinjtë” në fund të këtij sezoni, andaj kanë filluar spekulimet për trajnerin e ri.

Sipas “Sky Sport”, Arsenali ka gjetur dy trajnerë si zëvendësues të francezit. Ata janë; Massimilano Allegri dhe Luis Enrique.

Allegri duket se do të largohet nga Juventusi gjatë verës, prandaj spekulimet e qojnë atë në Londër në sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Enrique është pa klub që një vit, pasi u largua nga Barcelona./IndeksOnline/