20:29 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

U akuzua se nuk po i aktivizon lojtarët e Barcës, flet Enrique

Luis Enrique ka fituar dy ndeshjet e para zyrtare si trajner i Spanjës.

Ai mposhti Anglinë me rezultat 2-1 dhe shkatërroi Kroacinë 6-0 në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Trajneri u akuzua se nuk po i inkuadron futbollistët e ish-klubit të tij, Barcelona.

Por trajneri ka thënë se nuk është me rëndësi cilës skuadër i takon kur bëhet fjalë për kombëtaren.

“Nuk e dija dhe nuk u kujdesa”, tha ai, për Mirror.

“Ata i përkasin ekipit kombëtar spanjoll, asgjë më shumë”.

“Ata nuk janë nga një ekip apo një tjetër. Shikoj vetëm një fanellë, atë të ekipit kombëtar”.

“Qëndrimi i të gjithë lojtarëve ka qenë shumë i mire”.

“Është e vështirë të kritikosh ndonjë gjë në një ndeshje që ka një nivel aq të lartë të performancës. Nuk kam asgjë për të kundërshtuar, më pëlqen pothuajse çdo gjë që pashë.”

Enrique kurrë nuk do të pranonte të ishte i njëanshëm, edhe nëse ishte e vërtetë.

Megjithatë, përzgjedhja e tij e ardhshme e ekipit duhet të shqyrtohen edhe më shumë nga zakonisht.

Temat: