14:37 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Chelsea e Real Madrid në ”luftë” për mbrojtësin e Kroacisë

Real Madridi është gati të hapë një luftë ofertash për objektivin e transferimit të Chelseat, Josko Gvardiol.

Mbrojtësi i RB Leipzig ka luajtur për Kroacinë, në Kupën e Botës në Katar dhe një mori klubesh nga më të mira evropiane tani janë vendosur të luftojnë për nënshkrimin e tij.

Chelsea ka qenë shumë e lidhur me një lëvizje për Gvardiol, por Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuar për 20-vjeçarin.

Klube anembanë Evropës do të shikojnë Gvardiol kur ai të rreshtohet për Kroacinë kundër Brazilit në çerekfinalen e Kupës së Botës të premten.

Por raportet në Spanjë pretendojnë se Real Madrid po përgatit një ofertë prej rreth 78 milionë funte për të ‘vjedhur’ lojtarin nga rivalët të tyre në garën për  nënshkrimin e mbrojtësit.

Agjenti i Gvardiol ka thënë se ylli kroat nuk po nxiton të largohet nga Leipzig.

Duke folur për Sky Sports Germany në fillim të kësaj jave, Marjan Sisic tha: “Në lidhje me një transferim të mundshëm në verën e vitit 2023, ne nuk jemi me nxitim. Unë gjithashtu mund ta bëj të qartë se nuk ka para-marrëveshje me asnjë klub. Sigurisht, shumë top klube janë të informuar për të, por Josko ka një kontratë afatgjatë në Leipzig. Josko ndihet plotësisht i lumtur në Leipzig. Zhvillimi i tij është i mahnitshëm dhe RB po luan shumë mirë nën drejtimin e Marco Rose’’, ka thënë ai. /IndeksOnline/