22:38 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Chelsea fiton në fund, siguron gjysmëfinalen (Video)

Skuadra e Chelseat është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës “Carabao”.

Blutë e Londrës fituan me rezultat 2 me 1 në “Stamford Bridge” kundër Bournemouthit, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë ndeshje për ekipin e Antonio Contes i shënuan: Willian dhe Morata. Kurse të vetmin për mysafirët e shënoi Gosling

Chelsea iu bashkohet klubeve si Arsenal dhe Manchester City, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes Bristol – United do të hedhet shorti për gjysmëfinalistët./IndeksOnline/