07:47 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Chelsea gati ta thyej rekordin e transferimit, kërkon yllin e Interit

Chelsea po kërkon që të shtojë fuqinë sulmuese në mënyrë që të jetë më konkurruese në Premierligë.

Për ta bërë këtë, Antoni Conte shpreson të sjell në Standford Bridge yllin e Interit, Mauri Icardin.

Sulmuesi do t’i kushtonte Chelseat në rajonin prej 100 milionë funte (112 milionë euro), gjë që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë të Premier League.

Trajneri italian është duke kërkuar që ta mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar mirëpo për momentin duket larg nga synimi i tij. /IndeksOnline/

Temat: