23:05 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / G T

Chelsea i shpëton humbjes në “Villa Park”

Skuadra e Chelseat ka barazuar ndaj Aston Villas në ndeshjen e javës së 35-të në Premier League me rezultatin 2:2.

Skuadra vendase shënoi dy gola gjatë pjesës së parë, me anë të Cucurella (autogol) dhe Rogers, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, Blutë e Londrës shënuan dy gola për ta barazuar rezultatin.

Fillimisht shënoi Madueke në minutën e 62’të dhe më pas Gallagher në minutën e 81’të.

Chelsea shënoi edhe një gol në sekondat e fundit, por gjyqtari e anuloi për faull.

Aston Villa mbetët në pozitën e 4-të me 67 pikë, kurse Chelsea në pozitën e 9-të me 48 pikë./Indeksonline/