17:06 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Chelsea mbetet në garë për Champions falë minutave të fundit

Chelsea ka shënuar një fitore të rëndësishme duke e mposhtur Cardiffin me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 32-të të Premierligës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Camarasa në minutën e parë të pjesës së dytë.

Rezultatin e barazoi Azpilicueta në minutën e 84-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Golin e fitores për Blutë e shënoi Loftus-Cheek në minutën e parë shtesë.

Me këtë fitore, Chelsea mbetet në pozitën e gjashtë me 60 pikë, po aq sa ka edhe Arsenali dhe një më pak se Tottenham e Manchester United. /IndeksOnline/