15:22 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Chelsea me dy mungesa kryesore kundër Arsenalit

Skuadra e Chelseat do t’i ketë dy mungesa të mëdha për ndeshjen kundër Arsenalit.

Antonio Conte përmes konferencës për shtyp tha se Morata dhe Fabregas do të mungojnë në duelin e nesërme, transmeton IndeksOnline.

“Morata ka një problem me shpinën. Kështu bashkë me Fabregasin do të lihen jashtë lojës së nesërme”, ka thënë Conte.

Skuadra e Chelseat nesër udhëton për në “Emirates” për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit në “Carabao Cup” kundër Arsenalit.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në “Stamford Bridge”, u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0./IndeksOnline/