08:24 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Chelsea ofron Luizin për Giroud!

Skuadra e Chelseat e ka në plan ta transferoj sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud.

Sipas mediave angleze, Blutë e Londrës janë në gjendje ta dhurojnë mbrojtësin brazilian, David Luiz për sulmuesin francez, transmeton IndeksOnline.

Mësohet se Arsene Wenger është i interesuar për një transferim të mundshëm të ish-mbrojtësit të PSG-së.

Luiz do të ishte një shtesë e madhe në mbrojtjen e Arsenalit, edhe pse këta të fundit tentuan transferimin e Jonny Evans./IndeksOnline/