13:50 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Chelsea rivalizon Barçën për golashënuesin më të mirë në Evropë që vlen 50 milionë

Chelsea, Tottenhami dhe Liverpooli i janë bashkuar Barcelonës në garë për ta transferuar sulmuesin e Genoas, Kryzstof Piatek.

Sulmuesi ka joshur interesimin e klubeve të mëdha evropiane pas një fillimi impresiv të këtij sezoni.

Polaku ishte i panjohur para kalimit te Genoa nga Cracovia për 3.5 milionë funte.

Tani ai është ndër sulmuesit më me prespektvië në kontinent pas 13 golave të shënuar në të gjitha garat këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

Ai ka nëntë gola në Serie A, më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë kampionatet e mëdha evropiane, teksa ndjekësi i tij më i afërt është Kylian Mbappe (8).

Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë bërë që Polonia ta ftojë në Kombëtare dhe ai e ka dëshmuar potencialin e tij duke shënuar një gol në humbjen nga Portugalia.

Piatek, fillimisht tërhoqi interesimin e Barcelonës, skuadër e cila është në kërkim të një sulmuesi pas problemeve të fundit.

Por, tani edhe gjigantët e Premier Leagues si Chelsea, Spurs dhe Liverpool janë vënë pas 23-vjeçarit./IndeksOnline/