16:59 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Chelsea shënon fitore të rëndësishme, “zhbllokohet” Higuain

Chelsea ka mposhtur Fulhamin me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premierligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 20-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Calum Chambers vetëm shtatë minuta më vonë, shkruan indeksonline.

Golin e fitores për skuadrën e Sarrit e shënoi Jorginho në minutën e 31-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Chelsea mbetet në pozitën e gjashtë me 56 pikë, një më pak se Arsenali dhe dy më pak se Manchester United që mbanë pozitën e katërt. /IndeksOnline/