20:53 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Chelsea s’ka të ndalur, e mposhtë edhe Evertonin e Ancelottit

Skuadra e Chelseas që nga ardhja e Thomas Tuchel si trajner, nuk ka të ndalur.

Londinezët sonte kanë arritur të shënojnë fitoren e radhës kundër Evertonit. Blutë fituan me rezultat 2:0, transmeton Indeksonline.

Goli i parë erdhi në minutën e 31-të, kur Godfrey i Everton shënoj autogol. Pastaj në minutën e 65-të, Jorginho shënoj nga pika e bardhë.

Skuadra e Chelseas e dominoj tërësisht ndeshjen dhe e meritoi fitoren. Me këtë fitore londinezët blindojnë pozitën e katërt. Ata kanë 4 pikë më shumë se Everton që është në vendin e 5-të. /Indeksonline/