10:25 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Chelsea synon ta transferojë lojtarin e Milanit

Chelsea pritet që në merkaton e janarit të bëjë një ofertë për sulmuesin e Milanit Krzysztof Piatek.

Siç raporton Calciomerkato, drejtuesit e Chelseas e shohin sulmuesin polak si lojtarin e duhur për repartin e sulmit.

“Blutë e Londrës” kanë qenë të dënuar nga FIFA për mos blerje të lojtarëve për dy sezone– dënimi do të përfundojë në janar.

Kështu, Chelsea do të tentojë të forcojë skuadrën dhe objektivi numër një është sulmuesi polak për të cilin i kanë bërë gati 35 milionë euro.