23:42 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Chelsea vendos për të ardhmen e talentit Callum Hudson-Odoi

Super talenti i ekipit të Chelseas, 18 vjeçari, Callum Hudson-Odoi gjatë këtij afati kalimtar është lidhur me një kalim tek klubi gjerman, Bayern Munchen.

Nga ajo që është thënë në mediat angleze, besohet që Odoi i ka dërguar kërkesë Chelseas për ta lënë të largohet drejt gjigantit gjerman, transmeton Indeksonline.

Rreth kësaj kërkese ekipi i Chelseas ka marrë vendim.

Sipas ‘SkySport’, londinezët kanë refuzuar kërkesën e lojtarit dhe ai do të mbetet pjesë e ‘Bluve’ deri në afatin kalimtar veror.

Hudson-Odoi ishte në formacionin startues të Chelseas në ndeshjen e fundit në kuadër të ‘FA Cup’, ku edhe arriti të shënoi gol./Indeksonline/