12:37 / E Diele, 05 Mars 2023 / Gj. Sh

Chielini shënon golin e parë në Amerikë, ia dedikon një personi të veçantë

Giorgio Chiellini ka shënuar golin e parë në kampionatin amerikan të futbollit (MLS).

Ish-mbrojtës i Juventusit, shënoi në fitoren 3-2 të Los Angeles ndaj Portland Timbers, shkruan IndeksOnline.

Chielini shënoi në minutën e 24-të, të ndeshjes, dhe golin ia dedikoi ish-futbollistit italian, Davide Astori, ku dje ishte 5 vjetori i vdekjes së tij.

Astori ishte një shok i ngusht i Chielinit në kombëtaren e Italisë, i cili vdiç pas një arresti kardiak.

38-vjeçari pas shënimit të golit bëri një përshëndetje ushtarake në nder të ish-kapitenit të Fiorentinës./IndeksOnline/