13:12 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Chiellini në dyshim për ndeshjen me Milanin dhe Real Madrid

Giorgio Chiellini ka lënë grumbullimin e skuadrës kombëtare italiane pasi u ekzaminua për dëmtimin që ndodhi këtë fundjavë kundër SPAL .

Një problem në kofshë që e lë atë jashtë nga miqësoret e Azzurrëve.

Lojtari kthehet në Torino për të vazhduar shërimin e tij, edhe pse siç raportohet nga media italiane është në pikëpyetje paraqitja në ndeshjen me Milanin dhe ndeshjen e parë me Real Madridin.

Gjithashtu  Allegri nuk do të llogaris në Benatia dhe mesfushorin Pjaniç , dy suspenduar, ndërsa kolumbiani Cuadrado po shërohet. /IndeksOnline/