09:55 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Chiellini për Conten: Pas stërvitjeve me të, ju jeni i vdekur

Pas shumë kritikave njëzëri në Angli drejtuar Antonio Contes, shtypi britanik ka gjetur në Itali një zë në favor të trajnerit italian. Bëhet fjalë për bashkatdhetarin e tij Giorgio Chiellini.

Pak ditë para ndeshjës ndaj Tottenham në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, mbrojtësi i Juventusit ka dhënë një intervistë për Daily Mail, në të cilën ai mbron metodat e ish-trajnerit italian dhe sugjeron nevojën për një angazhim të plotë të lojtarëve në më nyrë që ekipi nga Londra të ec përpara.

“Conte nuk është vetëm në lojë, ai është tërë ditën, në çdo sesion trajnimi, ai është si një rreshter policor, ne ndjenim një atmosferë shumë të vecantë me të për tre vite në Juventus dhe dy vite në ekipin kombëtar” , komentoi Chiellini, i cili në komandën e teknikut fitoi tre skudeto dhe kishte 17 paraqitje me kombëtaren e Italisë.

Chiellini tha se me Conten ” kur të mbaroni stërvitjen ju jeni i vdekur, jo të lodhur, të vdekur, ju mund ta bëni vetëm për shkak se besoni në atë që bëni, ne kishim 40 ditë në France ishte si të hyjmë në një botë tjetër, në të cilën secili i jep energji njëri-tjetrit, sigurisht një nga më të mirat”. /IndeksOnline/