14:02 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Chisora gjen kundërshtarin, i thotë Eddie Hearnit t’ia bëjë të mundshme meçin (Foto)

Derek Chisora është në gjendje të mirë për një luftë tjetër gjatë këtij viti.

Boksieri 34-vjeçar mposhti gjatë muajit mars Zakaria Azzouzin, qysh në raundin e dytë, transmeton IndeksOnline.

Përmes rrjeteve sociale, Chisora i ka këkruar Eddie Hearn, promotorit të njohur një duel kundër Carlos Takam.

“Le ta bëjmë atë”, ka shkruar Chisora në rrjetet sociale.

Takam ishte kundërshtar i Joshuas në vitin e kaluar, ai ka të zhvilluar 40 meçe, 35 fitore, 27 me KO, 4 humbje dhe një barazim.

Kurse Chisora ka të zhvilluar 36 meçe, 28 fitore, 20 me KO dhe 8 humbje./IndeksOnline/