13:01 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çifti i famshëm ndahen pas 20 vitesh martesë

Aktori Robert De Niro dhe bashkëshortja e tij Grace Hightower janë ndarë pas 20 vitesh martesë.

Çifti i njohur prej kohësh kanë jetuar ndaras, sipas mediave amerikane, shkruan Indeksonline.

Ylli i filmave, duke përfshirë The Godfather Part II, Raging Bull, Taxi Driver, Cape Fear, Kazino dhe Goodfellas dhe fitues i dy Oscarëve, De Niro ka qenë i kujdesshëm për të mbajtur familjen dhe jetën private jashtë vëmendjes mediatike.

Ishte Page Six,e cila së pari njoftoi ndarjen, në të cilën thuhet poashtu se çifti pritet ta bëjë publike ndarjen e tyre në javët e ardhshme.

De Niro, 75 vjeç, u martua me Hightower, në 1997, pasi u takuan në një restorant në Londër. Ata kanë dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen Grace, 6 vjeçare.

Kjo nuk është ndarja e tyre e parë, ata u divorcuan në vitin 199, por më vonë u ribashkuan për tu martuar në vitin 2004.

Hightower është gruaja e dytë e De Niro. Ai ishte i martuar me aktoren Diahnne Abbott me të cilën ka dy fëmijë, aktori ka poashtu dy fëmijë të tjerë me ish të dashurën Toukie Smith./Indeksonline.