08:34 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Çifti i njohur ndahen pas 9 viteve martesë (Foto)

Channing Tatum dhe Jenna Dewan Tatum i kanë dhënë fund martesës së tyre pas përplot 9 viteve martesë.

Ata janë takuar në vitin 2006 dhe u martuan në vitin 2009 kurse deri më tash nuk është bërë i ditur ndonjë konflikt midis çiftit.

Image result for channing tatum jenna

Channing dh Jenna janë prindër të një vajze e cila shumë shpejt do të mbush 5 vite jetë.

“Kemi zgjedhur me dashuri për t’u ndarë si një çift. Ne ramë thellësisht në dashuri shumë vite më parë dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku. Asgjë nuk ka ndryshuar për atë sa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që na çon në rrugë të ndryshme tani. Nuk ka ngjarje dhe sekrete të fshehta. Ne jemi ende një familje dhe gjithmonë do të jemi prindër të përkushtuar ndaj Everly. Ne nuk do të komentojmë rreth kësaj, dhe ju falënderojmë të gjithëve për respektimin e privatësisë së familjes sonë. Shumë dashuri për ju, Chan dhe Jenna”. Kishin shpjeguar tashmë ish cifti i njohur./Indeksonline/

Image result for channing tatum jenna

Image result for channing tatum jenna

Image result for channing tatum jenna