17:51 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

Cili do të jetë destinacioni i ri i Icardit?

Për Mauro Icardin ka të interesuar në Serie A, por për të nënshkruar me ish kapitenin e Interit të interesuar thuhet se janë edhe Manchester United dhe Galatasaray

Sulmuesi argjentinas nuk është më në planet e PSG dhe Christophe Galtier ka konfirmuar që gjiganti nga Ligue 1 janë duke kërkuar një klub të ri për Mauriton.

Icardi është trajnuar me skuadrën rezervë të PSG-së dhe do të largohet nga Parisi këtë verë për të gjetur një skuadër që mund të luante për ta në formacionin e parë.

Monza është duke e monitoruar situatën dhe Adriano Galliani nuk e ka refuzuar mundësinë që ata të nënshkruajnë më ish yllin e Interit.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar që Max Allegri ka vendosur kundër transferimit të Icardit në Juventus, me Bardhezinjtë që janë duke synuar ta transferojnë Memphis Depayn apo Anthony Martialin.

Salernitana dhe Roma po ashtu janë në kërkim të një sulmuesi të ri, por sipas Calciomercato.com, nuk ka biseda në mes të këtyre dy klubeve të Serie A dhe Icardit, teksa Monza sapo ka zyrtarizuar transferin e Andrea Petagna nga Napoli sot.

Garë ka edhe nga klubet jashtë Italisë, me median argjentinase, TyCSports që raporton së United dhe Galasaray i janë bashkuar garës për Icardin. Djajtë e Kuq zbehen interesimin për Marko Arnautovic, por ende janë duke kërkuar për një sulmues qendre dhe do ta merrnin në huazim Icardin me një opsion blerje.

Në anën tjetër, Galatasaray thuhet se tashmë janë takuar me agjenten, njëkohësisht gruan e Icardit, Wanda Nara – tri herë – por gjiganti turk do ta merrte atë vetëm me një marrëveshje të thatë ku pjesën më të madhe të pagës së tij do ta paguante PSG.