22:08 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Cili është dallimi mes kuajfuqive dhe çift-rrotullimeve?

Ka dy gjëra që dominojnë shumicën e bisedave midis entuziastëve të makinave: kuajfuqitë dhe çift-rrotullimet. Këto dyja thonë shumë për një automjet dhe përdoren për të zgjidhur debatet se cila makinë është më e fuqishme dhe më e shpejtë.

Një video e re nga ‘Engineering Explained’ , shpjegon atë se çfarë në të vërtetë janë kuajfuqitë dhe çift-rrotullimet, përcjell IndeksOnline.

Ndryshe nga ato që gjëra që mësojmë në shkollë apo fakultet, Jason Fenske shpjegon duke përdorura tabela dhe gjëra që njerëzit mund të kenë në garazhin e tyre.

Sa për një fillim bazik, çift-rrotullimi është fuqi që zbatohet në distancë. Kur është fjala për motorin, procesi i kombinuar i ciklit të djegies që aplikon forcën në rrugë duke e shtyre atë poshtë dhe pastaj duke e lejuar të kthehet në bosht, përshkruan se si motori juaj ka çiftrrotullues.

Ndërkohë, fuqia tregon se sa shpejt po ecën tërë procesi. Kuajfuqitë pra mundësojnë fuqinë e motorit tuaj se si mund të arrijë punën – nga një pikë në tjetrën. Kur është fjala për makina, kuajfuqitë janë një njësi matëse mjaft e rëndësishme, pasi ajo i jep makinës tuaj shpejtësinë dhe përshpejtimin e saj.

Për ta kuptuar më shumë shikoni videon më poshtë. /IndeksOnline/