18:35 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çitaku me fjalim mahnitës në OKB, ia përsërit Serbisë të bërat ndaj qytetarëve të Kosovës

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, duke folur në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se vendi ynë sot ka ndryshuar dhe nuk është ajo e para 19 vitesh.

Ajo ka thënë se Serbia ka bërë shumë gjëra të pacipa, derisa e konsideron veten shtet kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian, raporton Indeksonline.

Çitaku ka përmendur rastet e keqtrajtimit të qytetarëve të Kosovës në Serbi, si dhe përjetimet e kosovarëve në luftën e fundit.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Çitakut:

Tregimet e pak dëshmitarëve të mbetur të historisë së errët na përkujtojnë këtë, çmimi që paguam për paqe ka qenë shumë i lartë.

Para se të ulej pluhuri i tmerrshëm i kësaj lufte, kontinenti u godit prapë, tani me një tmerr tjetër, me luftën e dytë botërore.

Ndërkohë që shtetet perëndimore ishin protagonistë të këtyre konflikteve, më shumë ishin fushë-beteje ku idealet janë ndeshur, shtetet janë përleshur dhe ëndrrat janë shuar.

Pas përfundimit të kësaj lufte, ndodhën disa ngjarje në rajonin tonë, në shtetin tim të dashur, Kosovë.

Unë bashkë me 1 milion shqiptarë u nxorëm nga shtëpitë, u detyruam të dalim jashtë vendit, si pasojë e spastrimit etnik që bëri Serbia.

Plagët e luftës nuk mund të shërohen lehtë, e aq më pak kur shteti i Serbisë refuzon të marr përgjegjësitë e veta.

A  beson dikush se paqja do të ishte e mundshme, nëse shkaktuesit e luftës së parë dhe të dytë botërore mos tu kërkohej llogari?

A do të ishte e mundshme që bota të lëvizte përpara por mos të insistohej për një përgjegjësi morale?

Nuk ka pasur përgjegjësi morale në dy luftëra botërore, e as në luftën në Kosovë, ka pasur pushtues dhe të pushtuar, e ne e kemi ide se kush ishte pushtuesi, shteti serb.

Ne shqiptarët detyrohemi që pavarësisht dhimbjes së paharruar të diskutojmë, si kosovarë nuk do të lejojmë që e kaluara të na përsëritet, duhet të identifikojmë vetën me mundësitë e së ardhmes, ne jemi viktimat e të djeshmes, jemi shteti i Majlindës, Distrias të cilat e kanë renditur botën lartë me aftësitë e veta, jemi shtet i të rinjve që nuk e pranojnë dështimin, jemi republikë e re që është njohur nga shumica e shteteve të lira të botës, jemi të pa kompromis dhe të vendosur për të bërë çdo përpjekje të mundshme që të bëjmë shtetin ton fqinjë mos të na minoj arritjet tona.

Presidenti i Kosovës ka të drejt të vizitoj çdo pjesë të vendit pa e pyetur askë, nuk ka pasur incident kur presidenti vizitoi Ujmanin, por incidenti ndodhi një ditë pas vizitës, ku pronari i lokalit që shërbeu me kafe peisdentin u sulmua.

Falënderoj Karaibet që kane rikonfirmuar njohjen për pavarësinë e Kosovës, shpreh mirënjohjen për gjithçka që keni bërë për Kosovën, rezolutat e deklarata te miratuara këtu e kanë bërë Kosovën shtet më të mirë.

Na duhet të kuptojmë se bota ka ndryshuar, Kosova ka ndryshuar nga atëherë, nuk është viti 1999 por 2018, Kosova ka ecur tutje dhe tani është koha që të bëhet ky veprim, UNMIK-u më s’është mision paqeruajtës as administrativ.

Apeloj te ju të lexoni rezolutën dhe do të gjeni aty që i referohet një realiteti afirmativ, një diçkaje që nuk ekziston më.

Ne besojmë që resurset e kësaj organizate mund të shfrytëzohen edhe më mirë me ofrim të zgjidhjeve dhe krizave tjera në botë

Ju thërras ti referoheni vendimit të gjykatës ndërkombëtare, të cilës i është drejtuar Serbia, e që është përgjigjur se Kosova nuk ka shkelur asnjë ligj kur ka shpallur pavarësinë e saj para një dekade, ky është realitet i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm. Kosova është e pavarur tani dhe do të jetë sot e përgjithmonë.

Këto sesione nuk i ndihmojnë paqes e dialogut, por fatkeqësisht kjo tryezë është keqpërdor, është shndërruar në teatër për të ndikuar në audiencat e vendit tonë.

Kosova ka përjetuar një zhvillim mjaft të vështirë dhe ka parë që pavarësia në vete nuk mjafton. Ne krenohemi me të rinjtë tanë me të arriturat e tyre nëpër botë. Kosova s’mund të jetë pikë e zezë në mes të kontinentit

Sa i përket policisë, Kombet e bashkuara duhet të mburren që kanë filluar themelimin e Policisë së Kosovës, e cila e meriton të jetë pjesë e luftimit të krimeve të ndryshme, terroriste, radikale etj, ajo ka nënshkruar marrëveshje me agjenci të shumta të botës.

Kosova duhet të jetë pjesë e INTERPOL=it dhe une nuk e di si është e mundur si një gjë e tillë do të ishte humbje për shtetin fqinj.

Kjo çështje nuk është baras me zero, por është e papërgjegjshme të pretendosh se vendi nuk ndikohet nga gjërat që ndodhin jashtë kufijve.

Pyetja që duhet t’ia shtoni vetës është a duhet t’ia lejojmë Kosovës të ketë krim e korrupsion, e mos ta lëmë të anëtarësohet në INTERPOL.

Oficerët tanë kanë shkëlqyer në çdo kompeticion botërorë dhe kanë dëshmuar se janë të gatshëm për të dhënë gjithçka nga vetja.

Jemi krenar që kemi forcat e sigurisë më diverse, pasi këtë e shohim si një tipar që duam ta ruajmë dhe e çmojmë.

Serbia nuk ka lënë gur pa rrotulluar për të penguar transformimin e FSK-së.

Asnjë shtet përveç Kosovës, asnjë qytetar pos kosovarëve nuk kanë forcë vetoje për çështjen e ushtrisë së Kosovës, kjo është çështje e vendimit sovran dhe do të përfundoj së shpejti.

Kjo nuk është çështje që do të dialogojmë me Serbinë asnjëherë dhe ky vendim në asnjë mënyrë nuk paraqet shkelje të rezolutës 1244.

Derisa jemi te dialogu, është me rëndësi të them se shteti ynë vazhdon të jetë i zotuar në përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, e Serbia nuk po e mban përgjegjësinë e saj, ka dështuar në çdo gjë për të cilën kemi bërë marrëveshje, qe nga marrëveshja për energji që i kushton Kosovës me miliona, e deri te mosnjohja e diplomave që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Madje Serbia ka bërë shkelje të CEFTA-s duke bërë domping për produktet e saj, prandaj taksa që ka vendos Kosova ka qenë i pashmangshëm dhe është vendim i duhur.

Është me rëndësi të pajtohemi me atë se çka është ky dialog dhe çka nuk është ky dialog.

Dialogu nuk ka të bëj me të drejtën e Kosovës, por është ekskluzivisht për njohje, pajtim e njohje reciproke. Dialogu do të kishte kuptim vetëm nëse flasim sinqerisht me popullatat tona, përtej marrëveshjeve e letrave.

Është me rëndësi që fqinji ynë të na trajtoj si qenie njerëzore dhe duke njohur të gjitha të drejtat tona të patjetërsueshme. Ne vendosim në Prishtinë se kush do të na përfaqësoj në dialog, e jo Serbia.

Limaj u lirua dy herë nga gjykata e Hagës dhe ne në Kosovë me qetësi të madhe mund të shikojmë prapa të kaluarën dhe mos të turpërohemi nga ajo.

Para pak kohësh, një djalosh i ri u rrah dhe u shtri në spital në Serbi, vetëm pse dikush e dëgjoi duke folur në telefon shqip.

Para jo shumë kohës një foshnje gati kishte vdekur, sepse zyrtari i aviacionit nuk i dha leje të ateroi një aeroplani të zbriste në Prishtinë.

Ju lus një moment të mendoni për këtë, zyrtarët ajror të Serbisë nuk i dhanë leje për shfrytëzim ajror një aeroplani, vetëm pse shkonte drejt Prishtinës, edhe pse fjala ishte për shpëtim të jetës së një foshnje. Kjo sjellje nuk tolerohet.

Po ashtu autobusët me shqiptar që u sulmuan duke kaluar nëpër Serbi, e që po vinin në Kosovë.

Apo artistët që nuk u lejuan të hyjnë atje, edhe pse po shkonin të promovonin paqen me Serbinë.

Një foshnje e pafajshme gati vdiq në qiell gjatë shtatorit, vetëm pse autoritetet serbe s’i dhanë leje të shfrytëzoj hapësirën ajrore.

Ne nuk mund të i vëmë një etiketë jetës së njeriut, dhe ka rrethana që nuk mund të sqarojnë një situatë të tillë.

Është turpëruese që një shtat kandidat i BE-së po shfrytëzon këto mjete të pacipa për të arritur qëllimet politike.

Fqinjët tanë të veriut mund të kenë dyshimet e veta, por ne e dimë drejtimin ku po duam të shkojmë. Ajo është Evropa. Këtë na kujtojnë gazetarët tanë që vazhdimisht kërkojnë llogari nga politikanët për këto çështje.

Na e përkujtojnë sportistët, më shumë femrat, na përkujton rinia që po bën zbulime që mund të sjellin një të ardhme më të mirë. Këtë na kujtojnë gratë e fuqishme, është Vasfije Krasniqi, e cila u dhunua gjatë luftës, e që doli e tha publikisht.

Vasfija u rrit e u bë një grua e jashtëzakonshme, nënë e dy vajzave të bukura dhe dy vite më vonë u kthye. /Indeksonline/