18:16 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

City “shkatërron” Burnleyn, fiton edhe Tottenham

Manchester City ka regjistruar një fitore të thellë 5-0 në sfidën e luajtur në “Etihad Stadium”, përballë skuadrës së Burnleyt dhe është shkëputur momentalisht në krye të renditjes.

Aguero hapi serinë e golave për skuadrën e Guardiolës, ndërsa më pas shënuan me radhë Bernardo Silva, Fernardinho, Mahrez dhe Leroy Sane, duke kompletuar një festival golash.

Fitore minimale 0-1, por mjaft të rëndësishme për të ruajtur ritmin e kryesuesve, mori edhe Tottenhami në transfertën e zhvilluar ndaj Whest Hamit.

Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga fantazisti argjentinas Eric Lamela në minutën e 44-t, ndërsa Tottenham barazon Chelsean me 21 pikë, në vendin e dytë të renditjes.

Në sfidat e tjera, Cardifi triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Fulhamit, ndërsa Neëcastle u dorëzua në shtëpi ndaj Brightonit, duke humbur me rezultatin minimal 0-1.

Temat: