17:59 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / C E

City fiton edhe Fa Cupën, i ka mbetur veç edhe “ajo e madhja”

Manchester City është kampion i FA Cup.

Cityzens në finale kanë mposhtur Manchester United me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Wembley.

City kaluan të parët në epërsi me golin e Gundogan në minutën e parë të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Fernandes në minutën e 33-të me një gol nga penalltia.

Gundogan shënoi përsëri në minutën e 51-të për t’i dhënë fitoren Cityt.

Ky është titulli i shtatë i Fa Cup i Manchester Cityt derisa United është në vendin e dytë me 12 tituj, dy më pak se Arsenali.

City ka fituar edhe Premierligën dhe javën e ardhshme mund ta kompletoj “tripletën” nëse mposht Interin në finalen e Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/