15:22 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

City lehtë, thjesht, pa u lodhur fare, fiton dhe bëhet lider në Premierligë

Manchester City ka arritur fitore të lehtë në udhëtim te Fulham. Skuadra e Pep Guardiolës e kreu dilemën e fituesit në pjesën e parë duke shënuar dy gola.

Bernardo Silva e Kun Aguero realizuan golat duke shfrytëzuar gabimet në mbrojtjen e skuadrës londineze.

Në pjesën e dytë, City u mbrojt dhe nuk harxhoi shumë enërgji duke arritur fitore tejet të rëndësishme.

Me këtë fitore, Manchester City tani është lidere në Premierligë me 77 pikë, një më shumë se Liverpooli që është ndjekësi i parë./Indeksonline/