17:53 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

City luan tenis me Watfordin, fiton me rezultat 8-0

E pabesueshme por e vërtetë, Manchester City i ka shënuar Watfordit 8 gola, për t’i fituar kështu edhe tri pikë të tjera.

Për vetëm 18 minuta City arriti t’i shënoj 5 gola, shkruan Indeksonline.

Por këto 5 gola nuk i mjaftuan pasi që shënuan edhe tri të tjera, për t’ja bërë këtë humbje të paharrueshme Watfordit.

Goli i parë u shënua në minutën e parë  nga Silva, vetëm pesë minuta më vonë arriti të shënoj nga penaltia edhe Aguero, gjashtë minuta më vonë golin e gjeti edhe Mahrez për ta bërë rezultatin 3:0.

Vetëm tre minuta ju deshtën Silvas që të shënoj përsëri për golin e katërt, por goli i tij nuk mjaftoi pasi që prap pas tre minutave Aguero shënon përsëri për rezultatin 5:0, për vetëm 18 minuta lojë.

Kurse Bernardo Silva me një gol në pjesën e parë dhe dy të tjera në pjesën e dytë arriti të shënoj “hat trick”.

Kurse “qershin mbi tortë” për skuadrën e City-t e vendosi De Bruyne, që ishte edhe goli i fundit në këtë ndeshje mankth për Watfordin./Indeksonline/.