23:01 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / Gj. Sh

City nuk e njeh Copenhagenin, kampioni vazhdon tutje në Champions

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi në 1/8 e finales eliminoi skuadrën e Copenhagenit, me rezultat të përgjithshëm 6-2, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e dytë e cila u zhvillua në ”Etihad Stadium”, City shënoi fitore me rezultat 3-1.

City e nisi fuqishëm ndeshjen, duke shënuar dy gola në minutat e para.

Manuel Akanji hapi serin e golave në minutën e 5-të, derisa pas katër minutave, Julian Alvarez dyfishoi rezultatin.

Mohamed Elyounoussi shënoi golin e nderit për Coppenhagenin, duke ngushtuar shifrat në 2-1.

Golin e sigurisë për skuadrën e Pep Guardiolas, e shënoi Erling Haaland në 45+3.

Manchester City me këtë fitore siguron kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke vazhduar vazhdon garën për mbrojtjen e titullit./IndeksOnline/