11:22 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

City nuk i ndahet Mahrezit, e transferon në fund të sezonit?

Manchester City është shpallur kampion i Premierligës këtë sezon. Klubi nga Anglia ka filluar të mendojë qysh tani për afatin veror.

Sipas medieve në Britani, Pep Guardiola ka ende simpati për Riyad Mahrezin, dhe pritet që gjatë afatit, të bëjë ofertën e parë drejtë Leicester Cityt, transmeton IndeksOnline.

City ka dy sezone që po interesohet për algjerianin, madje në mini-afatin e janarit bën ofertë 60 milionëshe në drejtim të “The Fox”, të cilën e refuzuan në ditën e fundit.

Mahrez ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2020, por ai me shumë gjasa do ta lë “King Power” në fund të këtij sezoni.

Përveç Citizën, të interesuar për Mahrezin janë edhe klube, si; Chelsea, Milan, Barcelona dhe Paris Saint Germain./IndeksOnline/