07:39 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Çka do të ndodhë sot në Kosovë, ngjarjet e ditës

10:00- Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj, mban konferencë për medie, në të cilën do të prezantojë aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, Prishtinë)
10:00- KDI mban konferencën për medie ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit (CPI)” për vitin 2020. (Zyra e KDI-së, Prishtinë)

10:00-Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit)

11:00- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me Covid-19. (Ministria e Shëndetësisë)

11:00- Bëhet promovimi i libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB)

12:00- Universiteti “Fehmi Agani” shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak – hebre Norbert Jokl. (Fakulteti i Edukimit, Gjakovë)

12:30- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi e fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc, Deçan)

13:00- Partia Socialdemokrate mban aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë)

13:00- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Selia e AAK-së, Prishtinë)