13:48 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Çmenduri! Shoferi i BMW-s 3, në autostradë, drejton makinën nga dritarja

Një shofer i një BMW 3-Serie është kapur duke qëndruar jashtë dritares së makinës gjatë një autostrade, në Washington.

Klipi është regjistruar nga një shofer, i cili ishte duke ndjekur makinën përgjatë rrugës. Kuptohet, gjatë xhirimit ai ishte shumë i tronditur me atë që po dëshmonte, duke bërtitur, “Ky djalë po e nget makinën e tij nga jashtë. NDALU”!

Por si është e mundur që ai ta ngasë, ndërsa është ulur në kornizën e dritares? Meqenëse duket shumë pak e mundshme që ai të ketë këmbën në pedale, pretendojmë se ai e kishte të aktivizuar kontrollin e “lundrimit” të makinës. /IndeksOnline/