21:29 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Çoçaj ftohet nga Specialja, a ka të drejtë të jetë në garë në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Nezir Çoçaj, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë. Kjo u bë e ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, derisa ish-pjesëtari i UÇK-së, do të paraqitet ditëve në vijim për intervistim.

Por, Çoçaj ka marrë besimin e degës së PDK-së në Prizren për të garuar si deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Mirëpo, të njëjtit ftesa nga Specialja nuk ia ndalon të jetë në këtë garë, pasi që ai është ftuar për intervistim. Madje edhe nëse i njëjti do të paraburgosej ai sërish do të kishte të drejtë që të kandidonte si deputet, transmeton IndeksOnline.

Çoçaj në listën e PDK-së, mbanë numrin 20, ndërsa s’dihet data se kur i njëjti do të niset për në Hagë./Indeksonline