08:57 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Conte tregon se kur do e lë Chelsean

Trajneri italian insiston që do të qëndrojë edhe më tutje me Blutë.

Spekulimet për largimin e Antonio Contes nga Chelsea kanë nisur shumë kohë më parë, por vetëtrajneri italian mohon këtë fakt.

Conte ka përgënjeshtruar edhe ish-sulmuesin e Chelseat, Gianluca Vialli, që pak ditë më parë pohoi se largimi është çështje javësh.

“Vialli ka thënë që unë do largohem? Nuk është e vërtetë. Gianluca është një mik, por kam një vit që nuk komunikoj me të”, ka thënë Conte. “Nuk është aspak e vërtetë që është shumë e vështirë për mua, por në këtë sezon kam dëgjuar shumë spekulime për të ardhmen time”.

“Po dëgjoj shumë zëra që komentojnë, që nga fillimi i kampionatit. Jam i angazhuar më këtë klub dhe kam një kontratë dhe për këtë punoj shumë fort, kjo është e vërteta e vetme. Të gjitha situatat e tjera nuk janë aspak të vërteta”, përfundoi ai.