17:07 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Correia për teste mjekësore te Juventus

Anësori i Manchester City, Felix Correia është duke kaluar testet mjekësore tek skuadra e Juventusit, siç raporton Di Marzio.

Transferimi i 19 vjeçarit në Torino do të zyrtarizohet ditën e sotme ndërsa në shkëmbim të tij në Etihad Stadium do të transferohet Pablo Moreno prej skuadrës U-23.

Sezonin e fundit Correia e kaloi i huazuar tek holandezët e AZ Alkmaar ku shënoi 3 gola në 23 paraqitje për skuadrën U-21. /IndeksOnline/