16:41 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Cortouis përplaset me mediat: Doni të më vrisni, por unë jam njëshi

Thibaut Courtois është në qendër të vëmendjes për dy arsye, gabimi e djeshëm me Belgjikën dhe faktin se Zizu e ka lënë në bankën rezervë në ndeshjen e parë të rikthimit si trajner.

Kjo ka bërë që mediat spanjolle të lakojnë shpesh emrin e tij ditëve të fundit. Portieri belg ka thënë se mediat po duan ta vrasin atë, por nuk do të arrijnë.

“Unë ende e konsideroj veten një nga më të mirët në botë, megjithëse shtypi spanjoll dëshiron të më vrasë. Ndihem shumë i fortë, jam i qetë sepse jam trajnuar mirë dhe e kryej detyrën time me përpikmëri. Dje më ndodhi një gabim që ishte i vogël. Por, kjo është jeta e portierit” ka thënë Cortouis./Indeksonline/