Courtois pranon se bashkëlojtarët e tallin për finalen e humbur të Champions Leagues
Pasi debutoi për Real Madridin ndaj Leganes fundjavën e kaluar, Thibaut Courtois ka filluar të përshtatet me jetën në klubin e ri dhe është duke u përshtatur me bashkëlojtarët e tij të ri.
Ai ka pohuar gjithashtu se disa nga bashkëlojtarët e tij të ri janë tallur me të për finalen e Champions Leagues në vitin 2014, ku Atletico u mposhtë nga Real Madridi në Lisbonë.
Pjesë e Atleticos në atë kohë ishte Courtois, i cili pësoi plotë 4 gola nga futbollistët e ”Los Blancos”, transmeton IndeksOnline.
”Nganjëherë ata më tallin mua rreth finales së Champions Leagues, ku unë humba ndaj tyre me Atleticon”, tha Courtois për shtypin belg.
”Ata janë një grup tejet kompetitiv dhe duan vetëm të fitojnë. Ditët e para në klub ishin të mira, nga testet mjekësore e deri te prezantimi zyrtar”.
”Në atë kohë, unë e pashë se çfarë klubi i madh është ky. Jam sidomos i lumtur që mund t’i shikoj fëmijët e mi çdo ditë”.
Ai gjithashtu e ka diskutuar faktin se ka startuar nga stoli në tri ndeshjet e para para se të debutonte – dhe belgu thotë se kjo është logjike.
”Kam arritur vonë në para-sezon dhe është normale. Plus, kam pasur dhimbje në gjurin tim pas seancës së dytë stërvitore”, shtoi Courtois./IndeksOnline/