Coutinho i përgjigjet Gerrardit në Instagram (Foto)
Transferimi i Philippe Coutinhos te Barcelona ka hapur reagime te shumta në kampin e Liverpoolit, ku një shkrim falënderimi e ka bërë edhe legjenda e klubit, Steve Gerrard.
Legjenda e Liverpoolit i ka lënë një mesazh në profilin e tij në Instagram tashmë lojtarit të ri të Barceloës, Coutinhos të cilit i dëshiron të gjitha të mirat në aventurën e tij të re.
Lexo: Gerrard i çon selam Coutinhos, befason legjenda
Braziliani i ka kthyer komentin, duke e quajtur si nder faktin se e ka pasur bashkëlojtar, shkruan indeksonline.
“Steve, faleminderit shumë për fjalët tuaja të mira. Ishte një nder për mua të luaja me një legjendë të tillë si ju. Mësova shumënga ti. Si jashtë fushës në jetën time familjare dhe gjithashtu në fushë. Faleminderit për gjithë mbështetjen dhe inkurajimin tuaj në vitet e mia në Liverpool. Besimi juaj në mua më ndihmoi të bëhem një lojtar më i mirë. Ju uroj juve dhe familjen tuaj më të mirën.”, ka i është përgjigjur Coutinho. /IndeksOnline/