10:56 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Gerrard i çon selam Coutinhos, befason legjenda

Stiven Gerrard nuk ka zgjedhur fjalë kritike për largimin e Coutinhos, përkundrazi i ka dërguar mesazh dashamirësie.

Legjenda e Liverpoolit i ka lënë një mesazh në profilin e tij në Instagram tashmë lojtarit të ri të Barceloës, Coutinhos të cilit i dëshiron të gjitha të mirat në aventurën e tij të re.

“Më vjen keq që na ke lënë neve sepse vërtetë je një lojtar i veçantë. Dua të uroj ty dhe familjes tuaj të gjitha të mirat në fazën tjetër të karrierës tuaj në Barcelonë. Faleminderit për momentet e veçanta dhe kujtimet e mira që më ke lënë gjatë 5 viteve të fundit. Ti kurrë nuk do mbetesh i vetëm” shkruan Gerrard./Indeksonline/