15:05 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Coutinho rikthehet në stërvitje te Barça

Barcelona do të synojë që ta vazhdojë kryesimin në La Liga me një fitore ndaj Atletico Madridit në mbrëmjen e së shtunës.

Dhe katalunasit kanë marrë lajm të mirë me rikthimin e Philippe Coutinhos në stërvitje me skuadrën.

Pasi pësoi lëndim para ndeshjeve ndërkombëtare, mbetet e paqartë nëse ish-anëtari i Liverpoolit do të jetë i gatshëm për udhëtimin në Madrid, transmeton IndeksOnline.

Të martën, sot, ai është parë në stërvitje duke rritur gjasat e përfshirjes së tij në ndeshjen me Atleticon.

Raportohet, se braziliani ka dhimbje të vogla në bicepsin e këmbës së tij të djathtë, por se nuk do të mungojë gjatë./IndeksOnline/