09:58 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

CR7 dhe Messi do ta shikojnë finalen e Copa Libertadores së bashku

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë të pranishëm në ”Santiago Bernabeu” për finalen e Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plates.

Dy rivalët e përbetuar nga Buenos-Aires do të përballen për herë të parë në finalen e këtij kompeticioni.

Ndeshja e parë finale përfundoi baras, 2-2 në ”Bombonera” më 11 nëntor, në një atmosferë tensionuese, transmeton IndeksOnline.

Finalja e dytë duhej të zhvillohej dy javë më parë, por u anulua për shkak të trazirave dhe sulmeve të tifozëve të Riverit në drejtim të autobusit të Bocas.

Javën e kaluar, Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut njoftoi se ndeshja e dytë finale do të zhvillohet më 9 dhjetor në ”Santiago Bernabeu”.

E në tribunat e ”Bernabeu-t” do të jenë të pranishëme dhe dy futbollistët e jashtëzakonshëm – CR7 e Leo Messi./IndeksOnline/

Messi & Ronaldo