08:37 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Cristiano përkujdeset për foton familjare më të këndshme të javës

Cristiano Ronaldo me të dashurën e tij dhe fëmijët kanë pozuar me fanellën e Juventusit.

Sulmuesi portugez është shfaqur me fanellën e Juventusit së bashku me familjen e tij derisa janë duke u përshtatur me jetën në Itali.

Superylli portugez debutoi në fundjavë në fitoren, 3-2 ndaj Chievos, transmeton IndeksOnline.

Dhe para debutimit në ”Allianz Stadium” ndaj Lazios të shtunën, Ronaldo ka postuar një foto të këndshme me familjen.

Derisa Ronaldo e shfaqë më shpeshë në rrjetet sociale, tani ai ka filluar të publikojë edhe foto të binjakëve, Eva dhe Matteo.

Në postimin e kësaj foto, Ronaldo e bëri përshkrimin: ”Familja Biankonera”./IndeksOnline/