“Është i mbivlerësuar”, Ibrahimovic për portierin Lammens: Ishte ai fajtori kryesor…!
Zlatan Ibrahimovic ka kritikuar ashpër vendimet e trajnerit të Belgjikës pas eliminimit nga Spanja, duke vënë në pikëpyetje zgjedhjen e portierit Senne Lammens.
Ish-sulmuesi suedez tha se përgjegjësia kryesore për humbjen duhet t’i atribuohet stafit teknik, për shkak të vendimit për të zëvendësuar Thibaut Courtois dhe për të aktivizuar Lammensin, shkruan Indeksonline
“Unë ia vendos fajin për këtë humbje trajnerit. Ishte një vendim që i kushtoi Belgjikës ndeshjen”, deklaroi Ibrahimovic.
Ai ngriti pikëpyetje për zgjedhjen mes portierëve belgë, duke përmendur edhe Mike Pendersin.
“Si mund ta nxjerrësh Courtois dhe të fusësh Lammensin nga Manchester United, kur Penders është në stol? A zgjidhet një portier vetëm sepse luan për Manchester United dhe jo sepse është më i miri për kombëtaren?”, u shpreh ai.
Sipas Ibrahimovic, gabimi i Lammensit ndikoi drejtpërdrejt në golin vendimtar të shënuar nga Mikel Merino për Spanjën.
“Shikoni çfarë ndodhi menjëherë pas. Gabimi i Lammensit i dha mundësinë Merinos të shënonte golin e fitores. Një vendim i gabuar në portë dhe e gjithë ndeshja ndryshoi”, tha suedezi.
Ibrahimovic e cilësoi Lammensin si të mbivlerësuar dhe kërkoi më shumë përgjegjësi nga stafi i Belgjikës.
“Lammens nuk është një portier mjaftueshëm i mirë në këtë nivel. Është i mbivlerësuar. Penders është portieri më i mirë dhe të gjithë mund ta shohin këtë”, përfundoi ai.
/Indeksonline./

