11:56 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Cuneyt Cakir referon gjysmëfinalen Liverpool – Barcelona

Gjyqtari turk Cuneyt Cakir është caktuar nga UEFA për të referuar gjysmëfinalen kthyese Liverpool – Barcelona që zhvillohet të martën mbrëma.

Barcelona ka kapital 3-0 nga ndeshja e parë në Spanjë, ndërsa Liverpoolit pritet ti mungoj lojtari më i mirë Mohamed Salah.

Cakir ka referuar në Champions League që nga viti 2011 dhe kjo është ndeshja e 44-të që do ta referoj.

Ndeshja Liverpool – Barcelona është ndeshja e 7-të gjysmëfinale që referon Cakir. /Indeksonline/