18:26 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Japim gjithçka për Serbinë, por Serbinë se japim për asgjë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ka thënë se nuk mund të lejojnë që Serbia të tradhtojë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe nuk mund të tregtojnë me Kosovën.

Ai e ka përsëritur atë se presidentin serb Aleksandar Vuçiq po e gënjejnë nga Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare në lidhje me Kosovën.

Daçiq, sipas gazetës serbe “Blic” ka thënë se është kundër luftërave me këdo qoftë, dhe se Serbia duhet të jetojë dhe të përparojë, por që duhet ndjekur një politikë e mençur dhe e fortë, pasi sipas tij, me Serbinë nuk mund të udhëhiqet politikë në të cilën i parashtrohen kushte.

“Ne kurrë nuk kemi qenë tradhtarë të këtij shteti dhe njerëzve. Ne do të japim gjithçka për Serbinë, por nuk do ta japim Serbinë për asgjë në botë”, tha Daçiç në një tubim parazgjedhor në Smederevska Pallanka, duke shtuar se Serbia, për shkak të interesave të saj, duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë në botë, por për shkak të hyrjes së saj në BE, ajo nuk mund t’ia kthejë shpinën  dhe të sulmojë Rusinë apo Kinën.  /Indeksonline/

 

Temat: