16:34 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Daçiq: Vuçiq u tregua guximtar që vizitoi Kosovën

Vizita e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë është vendimtare për stabilitetin dhe paqen në rajon, si dhe për mbijetesën e popullit serb, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

“Me një vendim të tillë të guximshëm, Vuçiq ka treguar se Serbia është e përkushtuar të ruajë paqen dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë, për dallim nga shumë faktorë politikë të shqiptarëve, pjesës së bashkësisë ndërkombëtare, por edhe të shumë partive opozitare në Serbi që nuk fshehin se do të njihnin pavarësinë e Kosovës dhe të cilëve paqëndrueshmëria në Kosovë u është e nevojshme për të ushtruar presion mbi udhëheqjen e Serbisë “, tha Daçiq.